Najada Çomo i përgjigjet akuzave me pamje nga Infektivi: Mos hidhni baltë mbi realitetin!

“Mos të hedhim baltë mbi punën që bëhet dhe realitetin që është pranë shërbimit infektiv…”

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Como ka publikuar pamje nga spitali ku duket se i përgjigjet akuzave që të shtruarit nuk janë të sëmurë me Covid por kanë probleme të tjera shëndetësore.

Në një video të publikuar në Facebook ku tregon aspekte nga puna, Como thotë:

“Sic e shikoni është një grup i madh doktorësh që janë në krye të detyrës dhe thirrja jonë është që kur shikoni kaq shumë persona, edhe në moshë të re të shtruar në terapinë intensive kuptoni që ka shumë pacientë të shtruar në shërbimin infektiv.

Kjo që po shikoni është një realitet jo gënjeshtër dhe të gjithë njerëzit janë në krye të detyrës sikurse shikoni shumë reanimagtorë dhe i gjithë stafi që është duke shërbyer tek pacientët.

Mos të hedhim baltë mbi punën që bëhet dhe realitetin që është pranë shërbimit infektiv.”


Shtuar 19.07.2020 20:49