Ish-Presidenti Bujar Nishani ka publikuar një foto të takimit në Vjenë, ku kryeministri është në rolin e udhëheqësi të OSBE.
Ai ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Rama teksa shkruan në Ffacebook se ishte i vetmi në takim që u paraqit “pa kollare dhe me model iranian”.
“I thonë ‘Kryeministri i Shqipërisë’, pa’ vetë si individ le të bëjë ç’të dojë!”, komenton Nishani.
Postimi i plotë:
Një takim shumë i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit me Troikën e OSBE.
I vetmi pa kollare dhe me model iranian.
Na mori “erzin” anekënd botës.
I thonë “Kryeministri i Shqipërisë”, pa’ vetë si individ le të bëjë ç’të dojë!