Murrizi i bindur: Do bëj pakt edhe me djallin për të hapur listat!

“Edhe me djallin do bëj pakt për të hapur listat…”

I ftuar në emisionin Open deputeti Myslim Murrizi është shprehur i vendosur se do që të hapen listat dhe të ulet përqindja e pranimit, duke ftuar edhe opozitën jashtëparlamentare që t’i bashkohet nismës.

“Mes listës së hapur dhe pjesëmarrjen time në Kuvend, unë zgjedh të parën.

Kur mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat e mbyllura.

Dua ta ul nga 5% në 2%. Edhe me djallin do bëj pakt për të hapur listat.

Mund të jetë edhe Basha e Mediu dakord që ta ulin. Prandaj unë them hajde ulemi e flasim,”-tha Murrizi.

Kujtojmë se përfaqësuesit e Opozitës Parlamentare kanë depozituar kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të preket edhe sistemi elektoral.


Shtuar 15.06.2020 20:12