Municione luftarake e hashash, burg për infermierin “gangster” në Tepelenë

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për infermierin Dine Kika, i cili u arrestua para tre ditësh për armëmbajtje pa leje dhe kulitivim narkotikësh.

Avokati i tij ka mohuar akuzat duke thënë se automjeti në të cilën u gjet lënda narkotike nuk është ne emër të klientit të tij, ndërsa armët ishin të mbetura që prej vitit 1997.

Pas një kontrolli në banesën e tij në fshatin Buz të Tepelenës, infermierit iu vunë prangat sepse policët gjetën të fshehura një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe municion luftarak.

Në makinën e tij, u sekuestrua sasia prej 1.5 kg kanabisi.

Dine Kika, 40 vjeç akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”


Shtuar 18.01.2020 17:16