Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është sëmurë.
Kështu ka raportuar televizioni shtetëror serb dhe sipas tij për shkak të gjendjes shëndetësore, Vuçiç dhe ka anuluar axhendën e sotme.
Vuçiç duhet të dilte sot para popullit serb për të prezantuar paketën e shpëtimit nga kriza e koronavirusit.
Në vend të tij doli ministri i Financave Sinisa Mali. Ai tha para mediave se z.Vuçiç është sëmurë.
“Ky program ekonomik duhet të shpjegohej sot nga.z. Vuçiç. Ai nuk ndjehet mirë, tha z.Mali pa dhënë detaje të tjera.
Në këtë valë koronavirusi, mediat vendase po hedhin dyshime mos është infektuar nga COVID-19, por asgjë nuk është e konfirmuar ende. /albeu.com/