Mrekulli: Vogëlushja e ngecur nën rrënojat e shpërthimit shpëtohet pas 24 orësh

Një vogëlushe është arritur të nxirret e gjallë nga rrënojat e shpërthimit të fuqishëm në Beirut pas 24 orësh.

Teksa skuadrat e shpëtimit kërkonin për të mbijetuar nga shpërthimi katastrofik i të martës, gjetën vajzën e vogël. Në videon e publikuar ekipi shihet teksa përpiqet që të largojë mbetjet nga trupi i vajzës, e cila siç raportohet ishte zënë nga një ndërtesë e shembur.

Sipas mediave lokale, videoja është filmuar mbrëmjen e së mërkurës ndërsa e mitura ndodhej nën rrënoja.

Të paktën 135 persona rezulton të kenë humbur jetën deri më tani, ndërsa 5,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur.


Shtuar 6.08.2020 10:46