Motori i picave përplaset nga makina, dërgohet me urgjencë në spital shoferi

Një aksidenti i rëndë është regjistruar pasditen e sotme pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mësohet se një makinë përplasi një motor picash, dhe si pasojë mbeti i dëmtuar shoferi i motorit.

Burimet bëjnë me dije se shtetasi në fjalë është dërguar menjëherë në spital. Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, si dhe rrethanat.


Shtuar 18.08.2020 16:12