Moti i keq pushtoi Shqipërinë, Xhacka: Mund të ketë përmbytje, kini kujdes!

Moti i keq që ka përfshirë vendin në orët e fundit ka alarmuar qytetarët dhe pushtetarët për pasojat që mund të ketë.

Në lidhje me situatën që pritet të ndodhë, ka reaguar edhe Olta Xhacka e cila bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes duke garantuar se janë marrë të gjitha masat.

Olta Xhacka:

Situata paraqitet e qetë dhe nuk duket se do ti ekspozohen rrezikut të përvitshëm.

Emergjencat civile do të kenë module specifike në rast të emergjencave të tërmeteve, përmbytjeve, zjarreve apo cdo emergjencë tjetër.

Edhe pse nuk kemi pasur të njëjtat situata si në cdo vit, moti i keq i këtyre ditëve mund të na ekspozojë në situata të papritura sa herë që prurjet paraqiten të nivelit të lartë.

Të gjithë janë në gatishmëri dhe të mirëkordinuara për të reaguar në kohë.

Jam shpresëplotë që nuk do përsëriten situatat e viteve të kaluara por bëj apel cdo qytetari që në rast rreziku të telefojë strukturat vendore apo numrin e emergjencave 116116.

Bashkitë dhe prefekturat kanë koordinuar planet e masave dhe janë të gatshëm për cdo operacion ndërhyrje ndaj kujtdo që rrezikohet nga shirat e rrëmbyeshëm dhe të parandalohen dëmet në bujqësi e blegtori.


Shtuar 26.09.2020 14:19