Mos harroni çadrat! Nesër ulen temperaturat, priten reshje dhe shtrëngata

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 07) dhe nesër (e enjte, dt. 08), priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, por lokalisht intensive në qarkun Elbasan dhe reshje të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Korçë dhe Gjirokastër.

Reshjet do të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata ne disa prej tyre.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt. 08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në vendet e ulëta: 15 / 21°C

në vendet malore: 9 / 16°C


Shtuar 7.10.2020 17:20