Mos harroni çadrat! Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale pritet të shënohet në vendet e ulëta 31°C, ndërsa ajo minimale në vendet malore 12°C.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 30°C

në vendet e ulëta: 18 / 31°C

në vendet malore: 12 / 22°C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.


Shtuar 24.06.2020 06:04