Mori pjesë në protestën e teatrit, jep dorëheqjen vajza e zv/ministrit

Pas pjesmarrjes në protestën e Teatrit ka dhënë dorëheqjen, drejtoresha e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli.

Mesohet se vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës, Artan Shkreli dhe partnerja e kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, është larguar nga detyra.

Ana Shkreli edhe pse ishte drejtuese e një institucioni që varet nga Bashkia, mori pjesë në protestat e qytetarëve që pasuan rrëzimin e Teatrit.

Nuk dihet nëse pjesëmarrja e saj në protestë ka ndikuar në largimin e saj nga detyra apo nëse bëhet fjalë për motive të tjera personale.


Shtuar 22.05.2020 19:03