Një moment i sikletshëm ka ndodhur mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, në momentet e para të takimit.
Dy udhëheqësit të njohur për marrëdhënie të mirë mes tyre nuk janë mundur të kuptohen në momentet e takimit.
Kjo pasi kryeministri Rama për të shmangur takimin ose si një gjest më miqësor i ka nisur grushtin, por Thaçi i ka kapur dorën duke e detyruar kryeministrin Rama të jepte dorën në mënyrë zyrtare.
Momenti është shoqëruar me të qeshura dhe është vazhduar në takimin që pritej mes tyre. /albeu.com/
