Momente fitoreje, 11 pacientë me Covid-19 dalin nga spitali të shëruar

Pavarësisht lajmeve të këqija, në këto kohëra të vështira ka edhe momente fitoreje.

Nderkohe qe bilanci i te prekurve me koronavirus ne vend ka ardhur ne rritje, pasi vetem dje kishim 400 te infektuar, vjen nje lajm i mire nga Ministria e Shendetesise.

Ministrja Manastirliu njofton se sot jane sheruar 11 paciente, te cilet e kane perballuar me sukses luften me Covid 19 dhe tashme jane gati per ne shtepi.

Kujtojme se me daten 8 prill, u njoftua se numri i pacienteve te sheruar ishte 154 persona.


Shtuar 9.04.2020 06:43