Moment “historik” për Metën, shikoni momentin kur shënon gol (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta këtë fundjavë e ka kaluar pranë detit, teksa e ka mbyllur të dielën me një ndeshje futbolli në breg të detit në Gjirin e Lalzit.

Ai ka publikuar një video në Facebook, ku thotë se po e mbyll fundjavën me energji pozitive, ndërsa promovon frymën e ekipit. Meta shprehet se në një ndeshje futbolli është mirë kur shënon vetë, por më mirë akoma nëse shënojnë shokët.

“Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive.”, shkruan Meta në Facebook.


Shtuar 28.06.2020 19:46