Mjeku jep lajmin e mirë: Me rritjen e temperaturave Covid-19 do dobësohet

Mjeku Roland Xhaxho është shëruar nga COVID-19, ndersa beson se rritja e temperaturave do e dobësojë virusin vrasës.

Këtë gjë ai e bëri të ditur gjatë kësaj mbrëmjeje, për emisionin “Open”.

“Ky virus do të dobësohet. Është shumë i ndjeshëm. Nuk ka studim por me ngrohjen e kohës dhe me rrezatimit e diellit mendoj se do të dobësohet”, shprehet ai.

Sipas tij të rinjtë duhet të dalin dhe nëse ka punë, duhet vazhduar por shton se duhen ruajtur të moshuarit.

“Të rinjtë duhet të dalin, unë jam i kësaj ideje nëse ka punë, të vazhdojë puna, por duhen ruajtur të moshuarit” tha mjeku Xhaxho


Shtuar 21.04.2020 20:37