Mjeku infeksionist: Koronavirusi duhet të jetë futur edhe në Shqipëri

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Pipero deklaroi se në Shqipëri nuk ka ende një konfirmim zyrtar për pacientë të prekur nga koronavirusi.

Ai theksoi se virusi vdekjeprurës mund të kalojë nga një person i infektuar te një njeri i shëndetshëm, pa shfaqur asnjë lloj simptome.

Sipas mjekut, koronavirusi duhet të ketë hyrë edhe në Shqipëri, edhe pse nuk ka asnjë të dhënë që ta vërtetojë diçka të tillë.

“Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pais ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali.

Ky është një virus që që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë. Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma.

Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar.

Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri”, tha ai.


Shtuar 5.03.2020 21:48