Ornela Gelaj është një 30 bluzat e bardha të dërguara me mision në Itali, për tu përballur me koronavirusin.
Ajo ka dërguar një mesazh nga spitali i Breshias ku beson se jeta do të triumfojë.
Mesazhi
“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëton fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” – Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në #Itali!
#FORCA
#JEMIMEJU 🇦🇱🇮🇹