Miratohet statuti i ri i PS, ja çfarë vendimesh u morën sot

Në sesionin e dyte te Kongresit te PS u miratua statuti i ri me disa ndryshime.

Siç është bërë e ditur edhe më parë, në Kongres u lexua e plotë kërkesa për mocion nga 8 socialistë, të konsideruar senatorë, ish-emra të shquar ndër vite. Mes tyre veçohet Arta Dade, kritike e liderit të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama.

Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi tha se kërkesa nuk kishte ardhur sipas rregullave statutore dhe për pasojë nuk është marë në konsideratë.

Gjatë këtij sesioni nuk pati asnjë diskutim.

Por në sesionin e dytë të Kongresit të PS-së, u miratuan ndryshime teknike në statutin e PS-së.

Gjithashtu u vendos krijimi i Librit të Rregullave, që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikës, çdo udhëzim për funksionimin e institucioneve të PS.

Në statut u përfshi koncepti i bashkëdrejtimit burrë-grua, që më parë ishte si udhëzim nga kryesia e PS.

Po ashtu vendoset në rregulloren e re edhe kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion.

Kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqerte për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e përgjegjësisë ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia, – janë disa nga vendimet që janë marrë ditë e sotme.


Shtuar 29.02.2020 17:11