Miratohen mbi 5 mijë paga lufte për punonjësit e larguar të transportit

Qeveria ka miratuar sot 5191 paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020 si pasojë e situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Lajmin e dhënë vetë kryeministri Edi Rama i cili shkruan se efekti prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Reagimi i plotë:
Ti Nuk DoJesh Kurrë Vetëm❤️ 👐🏿 SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor🤝

QEVERIA SHQIPTARE miraton: ✅ +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020! ✅ Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)🤩 #ShqipëriaQëDuam 🇦🇱☀️


Shtuar 12.08.2020 15:46