Ministrja zbulon sa do të paguhen mjekët me rritjen e re

Bluzat e bardha janë heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve të vështira që po kalon bota si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ministrja e Financave, Anila Denaj ndodhet përballë eskpertëve të ekonomisë në emisionin “Open”, ku Neritan Sejamini bëri akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se ajo nuk e ka pasur prioritet rritjen e pagave të personelit mjekësor.

“Mjekët këtu bëjnë operacione të vështira, po rrogën e kanë më të vogël se paga e shoferit e të ministres. Gjatë qeverisjes tuaj kaë skuar 5 mijë – 6 mijë mjekë në Gjermani.

Kanë ikur për shkak të pagave të ulëta, kushteve të punës. Fati i mjekëve ishte Covidi dhe fushata. Ardhja e Covidit dhe fushata tani kanë kthyer vëmendjen të mjekësia dhe shpresoj se kjo rritje të bëhet në mënyrë që të ndalen ikjet”- tha Sejamini.

Ndërsa Anila Denaj u përgjigj se rritja me 40% e pagës së mjekëve të premtuar nga kryeministri Rama do të arrijë në vlerën 110 000 mijë deri në 125 000 lekë të reja.

“Ndahet në kategori. Vlera shkon ndryshe për infermierët, ndryshe për mjekë speciaistë. Po themi një shifër mesatare, janë 110 000 mijë deri në 125 000 lekë të reja”- tha Denaj duke shtuar se përvec shëndetësisë do të ketë rritje dhe për sektorin e arismit por ende nuk është vendosur vlera.


Shtuar 23.09.2020 20:15