Ministrja e Ramës i prish planet Metës: Tubimi i 2 Marsit mund të anullohet!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa foli në lidhje me Koronavirusin është shprehur se edhe mund të ndalohet mbledhja e 2 marsit që është thirrur nga Presidenti Ilir Meta për tubim në Bulevard.

Manastirliu tha se do të jenë ekspertët ata që do të flasin dhe do të shpjegojnë nëse duhet lejuar mbledhja masive e njerëzve.

“Do të jenë specialistët dhe ekspertë që do të flasin për këtë. Ata do të tregojnë nëse duhet lejuar tubimi dhe mbledhja massive e njerëzve në një vend,”– u shpreh Manastirliu.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja Manastirliu dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik.


Shtuar 24.02.2020 22:05