Ministria e Arsimit tejkalon çdo pritshmëri: Testin e hartuam “kastile” me gabime drejtshkrimore!

“Lidhur me pretendimin se në test ka gabime drejtshkrimore, QSHA sqaron se ka vërtetë një tekst me gabime, por ky tekst është ndërtuar në mënyrë të qëllimshme i tillë…”

Maturantët protestuan dhe i kundërshtuan pyetjet në testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe pas shumë debateve vjen një sqarim befasues nga Ministria e Arsimit.

Lidhur me pretendimin se në test ka gabime drejtshkrimore, QSHA e ka pranuar këtë fakt.

Sipas QSHA, ky tekst është ndërtuar në mënyrë të qëllimshme i tillë, për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve.

“Lidhur me pretendimin se në test ka gabime drejtshkrimore, QSHA sqaron se ka vërtetë një tekst me gabime, por ky tekst është ndërtuar në mënyrë të qëllimshme i tillë, për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve.

Kjo u është bërë e ditur maturantëve, përmes një fjalie sqaruese, që në fillim të tekstit. Nga ana tjetër, duhet theksuar se përdorimi i teksteve të tilla është një praktikë e përdorur nga hartuesit e testit edhe më parë në testet e Maturës Shtetërore.

Madje, edhe në modelin e prezantuar nga QSHA para disa ditësh, është përfshirë një tekst i tillë”, – njoftoi sot Ministria e Arsimit.


Shtuar 16.06.2020 14:32