Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Futet në karantinë një person i dyshuar me koronavirus

Një person tjetër gjendet në Klinikën Infektive të QKUK’së duke u trajtuar me dyshimet për infektim me virusin kinez coronavirus.

Lajmin se ky person është në karantinë e ka bërë të ditur vetw Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. Ka thënë se ekziston një rast i dyshimtë me kornavirs i cili po ekzaminohet në QKUK, shkruan Express.

Ai ka thënë se pritet qe brenda dy orësh të dalin rezultatet për këtë rast. Ai bëri të ditur se rasti është i izoluar.

‘Është rast i izoluar, është që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është një rast që ka hyrë në karantinë. Në asnjë në mënyrë nuk ka kalu nëpër korridoret nëpër të cilat jemi”, ka thënë Vitia.

Ai ka përmendur se edhe të shtunën kanë qenë edhe dy raste të cilat ishin me grip të zakonshëm, por meqenëse ishin në Itali, kanë ardhur me vetë dëshirë për të parë mostrat nëse janë të infektuar me koronavirus por rezultatet kanë dalë negative. Këto deklarata ministri i bëri gjatë përurimit të laboratori i mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Ndërkohë gjatë së shtunës në Infektivën e QKUK’së u paraqitën dy pacientë me dyshimet se janë prekur me koronavirus.

Express dje ka sjellë hisotorinë e dy pacientëve, analizat e të cilëve rezultuan negative.

Të shtunën një çift nga Prishtina në mesditën e së shtunës ishte paraqitur pranë Klinikës Infektive të QKUK’së me dyshimet se ishin prekur nga virusi kinez koronavirus.

Dyshimet e këtij çifti për prekjen me koronë kishin ardhur pas vizitës që kryefamiljari e kishte pasur në Itali nga data 16 e deri në 19 janar. Ai po ashtu kishte qëndruar në njërin nga qytetet italiane në një depo me mallra kineze. Express sjell në vazhdim gjithë historinë e këtij rasti si dhe deklaratën e mjekut i cili i pari i ka pritur dhe trajtuar këta dy pacientë. Rezultatet e tyre dolën negative. Pra nuk janë prekur me koronë.


Shtuar 24.02.2020 12:33