Greqia nuk do të hapë kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik dhe kjo për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me Covid-19.
Deklarata e Ministrit të Mbrojtjes Sociale, Nikos Hordhalias sot në Janinë, u dha fund shpresës së shumë shqiptarëve që kishin planifikuar të udhëtonin në vendin fqinj, pas izolimit prej 4 muajsh.
Ministri Nikos Hordhalias deklaroi sot nga Janina se nuk do të hepen kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik deri në një vendim tjetër.
Ministri grek tha se Greqia nuk është gati të hapë kufijtë me Shqipërinë, në këto momente.
Duke filluar nga 1 korriku Greqia ka vendosur të rihapë fluturimet ajrore për turistët nga disa vendet jashtë Bashkimit Europian.
Sipas gazetës greke protothema.gr, vendet për të cilat ndalimi i fluturimeve do të vazhdojë të zbatohet janë: Britania, Suedia, SHBA, Rusia, Izraeli, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Maqedonia e Veriut.
