Mijëra viktima në ditë, zbulohet pacientja zero e COVID-19 dhe dyshohet se shiste karkaleca

Koronavirusi është virusi që ka pushtuar botën, duke shkaktuar mijëra viktima në vendet e prekura.

Por kush është pacienti zero që solli këtë virus?

Një shitëse karkalecash në tregun kinez ku shpërtheu pandemia e koronavirusit është identifikuar si një prej viktimave të para të sëmundjes.

Gruaja 57-vjeçare e identifikuar si Wei Guixian po dyshohet si pacientja “zero” pasi është e para nga marketi Huanan në Wuhan që rezultoi pozitive ndaj Covid-19, raporton Neë York Post.

Ajo ishte në punë më 10 dhjetor kur pati simptoma të ftohjes dhe shkoi në një klinikë lokale për trajtim.

Më pas u rikthye në punë, ku dyshohet se përhapi koronavirusin.

“Unë ndihesha pak e lodhur, por jo si vitet e mëparshme. Çdo dimër, sëmurem me grip. Kështu që mendova se është grip. Mjekët në spital nuk e kuptuan se çfarë nuk shkonte dhe më dhanë ilaçe, por nuk bënë asnjë efekt. Më pas u ndjeva më keq dhe nuk kishte forcë apo energji”, tha ajo për gazetën ‘Wall Street Journal’.

Më 16 dhjetor, Wei shkoi në një prej spitaleve më të mëdha të qytetit për tu vizituar. Mjeku i tha se kishte patur edhe raste të tjera nga i njëjti market me simptoma të ngjashme.


Shtuar 27.03.2020 18:02