Meta takon Nën Sekretarin e SHBA,mesazhi që i përcolli kreu i shtetit

Presidenti Ilir Meta ka takuar Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, i cili ndodhet në Tiranë për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta thotë se gjatë takimit ne nënsekretarin ka shprehur vlerësimin “për kontributin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë, si dhe konsolidimin e paqes e sigurisë në rajon”.

Rëndësia e vizitës së Nën Sekretarit të Shtetit në Shqipëri thekson Meta “do ndihmojë për të konsoliduar e forcuar marrëdhëniet tona ekonomike, të cilat duhet të ngrihen në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike”.

“Ne mirëpresim investimet e kompanive amerikane në Shqipëri.

Vlerësova lart vijimin e angazhimit tradicional të SHBA-së në drejtim të forcimit dhe konsolidimit të shtetit ligjor, si një garanci për investime afatgjata strategjike të SHBA-së në vendin tonë dhe në rajon”, shkruan Meta.


Shtuar 3.10.2020 10:19