Meta shkëputet nga “lufta” me Ramën: Poston foton e pazakontë në fundjavë

Pas debateve për teatrin dhe paralajmërimin për shpërndarjen e Kuvendit, Meta ka vendosur të “arratiset”.

Presidenti Ilir Meta ka vendosur që këtë fundjavë të shijojë natyrën dhe qetësinë që ajo ofron.

Kreu i Shtetit ka publikuar së fundmi një foto në rrjetin social Facebook ku shfaqet duke buzëqeshur.

“Një e shtunë në Vishje, plot diell, relaks dhe reflektim”, shkruan ai.


Shtuar 23.05.2020 16:16