Categories: Uncategorized

Meta nxjerr foton e para 30 viteve: Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka publikuar një foto të shkrepur 30 vite më parë, ku shihen qytetarë shqiptarë brenda ambasadës gjermane në Tiranë.

Përmes një mesazhi në “Facebook” teksa ka uruar marrjen e kryesisë së BE-së nga Gjermania, kreu i shtetit pohon se tashmë është koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre.

Të lidhura

None found

MESAZHI I METËS

Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë.

30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. 🇩🇪🇪🇺

Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa. 🇦🇱🇪🇺
Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre. 🇦🇱

të fundit

Manchester United i ofroi privilegje të veçanta 16-vjeçarit JJ Gabriel për ta mbajtur në klub

Manchester Unitedi ka bërë përpjekje të mëdha për ta mbajtur në skuadër talentin 16-vjeçar, JJ Gabriel, por sulmuesi anglez duket…

3 minutes ago

Klopp rendit sulmuesit e Gjermanisë: golashënuesi më i mirë i Bundesligës zë vendin e tretë

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka renditjen e tij të sulmuesve, dhe Niclas Fullkrug, golashënuesi më i mirë i Bundesligës, nuk…

3 minutes ago

Filipçe kërkon hetim të menjëhershëm për rolin e Mickoskit në hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, i bëri thirrje Prokurorisë Themelore Publike të…

7 minutes ago

Apeli i GJKKO-së ndryshon vendimin e shkallës së parë për ish-drejtuesin e Operacionales Oltion Bistri

Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga…

14 minutes ago

Jack Hemphill, përforcimi i ri i KB Pejës në qendër

Basketbollisti amerikan, Jack Hemphill është përforcimi më i ri te KB Peja. Ekipi i Superligës së Kosovës, të mërkurën e…

21 minutes ago

Egjipti përfshin në listën e organizatave terroriste 35 struktura islame evropiane, mes tyre edhe një nga Maqedonia

Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia, në…

32 minutes ago