Një vendim i autoriteteve egjiptiane ka futur në listën kombëtare të organizatave terroriste 35 organizata, shoqata dhe institucione islame me aktivitet në Evropë. Në mesin e tyre ndodhet edhe një shoqatë nga Maqedonia, ndërsa në të njëjtën listë janë përfshirë edhe 36 persona.
Masa është miratuar nga Gjykata Penale në Kajro më 10 nëntor 2026 dhe do të zbatohet për pesë vjet. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare të Egjiptit, në kuadër të dosjes me numër 11108 të vitit 2026, që po hetohet nga Prokuroria e Lartë për Sigurinë Shtetërore.
None found
Lista përfshin edhe Këshillin e Myslimanëve të Evropës dhe degët e tij. Po ashtu, në të janë renditur shoqata islame që operojnë në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Suedi, Zvicër dhe shtete të tjera evropiane.
Një nga përfshirjet që ka tërhequr vëmendje është ajo e organizatës nga Maqedonia me emrin “Asambleja e Rinisë Islame” (Islamic Youth Assembly). Deri tani nuk është bërë ndonjë konfirmim i pavarur lidhur me emërtimin e saktë të saj në regjistrat zyrtarë, selinë apo statusin që ka aktualisht në Maqedoni.
Basketbollisti amerikan, Jack Hemphill është përforcimi më i ri te KB Peja. Ekipi i Superligës së Kosovës, të mërkurën e…
Ditën e nesërme, 12 nëntor 2026, Kombëtarja e Shqipërisë do të presë Finlandën, një sfidë e cila nis në orën…
Këshilli Gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Administrative, si Kryetarin e ri të Gjykatës Administrative, duke vlerësuar…
Mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes u ndeshën dy skuadrat më të mira të Konferencës së Lindjes. Në këtë…
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar një skemë trasnferimi parash publike nga tenderat…
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…