KB Peja ka bërë të ditur se basketbollisti amerikan Jack Hemphill do t’i bashkohet ekipit si përforcimi më i fundit.
Klubi i Superligës së Kosovës e prezantoi të mërkurën qendrën 206 centimetra të gjatë.
None found
Gjatë karrierës së tij, Hemphill ka luajtur në Serbi, Turqi, Sllovaki, Çeki, Holandë, Bullgari, Portugali dhe Kanada.
Peja vlerësoi se në paraqitjet për skuadrat ku ka qenë pjesë, ai ka shfaqur aftësi në sulm dhe ka dhënë kontribut pranë koshit. Sipas klubit, Hemphill do të debutojë në ndeshjen e ardhshme, ndërsa Peja i uroi mirëseardhjen.
Në xhiron e nëntë të Superligës, Peja do të përballet të dielën me kampionen në fuqi, Trepçën. Ndeshja nis në orën 17:00.
Peja zë vendin e gjashtë në tabelë me 10 pikë dhe vjen pas gjashtë humbjeve radhazi.
Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia, në…
Ditën e nesërme, 12 nëntor 2026, Kombëtarja e Shqipërisë do të presë Finlandën, një sfidë e cila nis në orën…
Këshilli Gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Administrative, si Kryetarin e ri të Gjykatës Administrative, duke vlerësuar…
Mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes u ndeshën dy skuadrat më të mira të Konferencës së Lindjes. Në këtë…
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar një skemë trasnferimi parash publike nga tenderat…
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…