Meta nuk i ndahet Ramës: Akt i shëmtuar, shkeli një marrëveshje!

Gjatë intervistës në “Tempora”, presidenti i Republikës Ilir Meta, teksa komentoi votimin e djeshëm në Parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, u shpreh se akti i djeshëm është një mur kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

“Presidenti ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe popullit shqiptar. Nëse nuk do të ketë reflketim, është i vendosur në shpartallimin e kësaj përpjekje për vendosjen e një junte.

Presidenti ka disa vjet që paralajmëron për plotësimin e kushteve për integ europian. Ka qenë Bundestagu, institucioni më i rëndësishëm në rrugën e integrimit dhe sigurisht ky akt kaq i shëmtuar që ndodhi dje, duke shkelur një marrëveshje, e cila në vetvete nuk ishte një gjë e madhe pasi nuk duihet të vihen në diskutim.

Ajo mori jehonë ndërkombëtare, do të thotë se është shumë e qartë që akti i djeshëm synon të hedhë në erë pluralizimin politik në Shqipëri dhe vendosja e një muri kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”, u shpreh Meta.


Shtuar 6.10.2020 19:31