Meta nuk i ndahet 2 Marsit: E duam Shqipërinë si gjithë Europa (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka postuar një tjetër video për t’u bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në manifestimin e 2 Marsit në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pasi përcolli mesazhin se qëllimi i manifestimit është ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë për të rivendosur sovranitetin mbi institucionet e Republikës, Meta e ka konkretizuar këtë edhe me anë të një videoje.

Më herët, Kreu i Shtetit paralajmëroi se gjatë manifestimit do firmoset një dekret kundër asaj që Meta e quan grusht shteti nga Kuvendi njëpartiak.


Shtuar 26.02.2020 17:45