“Kërkesa e tyre për shtimin e testimeve ka qenë një kërkesë tërësisht e drejtë…”
Presidenti Ilir Meta thekson se nevojiten përpjekje të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit që rrezikojnë vendet e punës.
Sipas tij, kjo situatë e vështirë e një fatkeqësie, duhet përballuar me masa të përgjegjshme dhe efikase.
Gjithashtu Meta ka deklaruar se vlerëson qëndrimet e opozitës për shtimin e testimeve.
“Vlerësoj se opozita kanë qenë mjaft aktive gjatë kësaj kohe dhe kanë dhënë mendimet e tyre, madje kanë respektuar kufizimet.
Pra asnjëherë nuk i kanë kundërshtuar kufizimet si masë mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve.
Kërkesa e tyre për shtimin e testimeve ka qenë një kërkesë tërësisht e drejtë.
Sa i përket pretendimeve të tyre për çështjen e tenderave, gjykoj se fjalën për këtë duhet ta thotë drejtësia”, tha më tej kreu i shtetit. /albeu.com/