Meta: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020-tës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj shoqërmeve në polici dhe arrestimeve të protestuesve për shembjen e Tetarit Kombëtar.

Me anë të një thirrje në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se arrestimet janë politike, ndërsa shton se operacioni për shembjen e Teatrit, ishte “kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

“Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020“- bën thirrje Presidenti.

Postimi i plotë:

Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.

Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!


Shtuar 20.05.2020 09:12