Meta kërkon ndëshkime: Të hetohen përgjegjësit që shpërdoruan taksat e durrsakëve

Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij në facebook një artikull të Birn-it, në të cilin shqyrtohet tarifa e inceneratorit të Sharrës, si një tender i dyshimtë pa garë, i cili rrezikon ta falimentojë Durrësin.

Në mbishkrimin e tij Meta shprehet se qyteti i Durrësit krahas halleve të krijuara prej tërmetit tashmë ndodhet dhe nën darën e abuzimeve bashkiake.

Postimi i plotë:

Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.

Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme.

KOHA PËR DREJTËSI!


Shtuar 28.09.2020 16:52