Kryeministri Edi Rama e përcjell me ironi paralajmërimin e Presidentit Ilir Meta për shpërndarjen e Parlamentit dhe të qeverisë.
I ftuar në “Real Story” në News 24, Rama e cilësoi një shfaqje të një Teatri të vjetër.
“Kjo është një frazë nga një shfaqje në Teatrin e vjetër, por nuk i gjej dot titull. Këtë frazë e kam dëgjuar në një shfaqje kur luheshin ato të realizimit socialist.
Shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që pak nga pak do të transformohet në një parti. Është e lidhur me gjithë këtë”, theksoi Rama.
