“Po popullin ku e ka ky, në WhatsApp?”
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama për deklaratat e Presidentit Meta, ku nuk harroi të thumbonte edhe Kryemadhin.
Rama tha në emisionin “ReaL Story” se Presidenti Ilir Meta nuk ka ku ta gjejë popullin për të shpërndarë Parlamentin.
Madje Rama e ironizoi Presidentin edhe për bashkëshorten dhe kreun e LSI, Monika Kryemadhin.
“Tashi, fallxhoret që ka presidenti unë nuk i kam, dhe nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë dhe nga presidenti pres gjithçka, edhe të … mbyllë të gjitha, kufijtë.
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, paralajmëron kryeministrin Rama, me një fjali në “Facebook” ku shkruan se “Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”.