Categories: Uncategorized

Meta i përgjigjet akuzave të Ramës: Gruaja e Bilalit të japë sqarime

Presidenca ka reaguar ndaj akuzave të përsëritura të kryeministrit Edi Rama për manifestimin e dy marsit të zhvilluar nga presidenti Ilir Meta.

Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi përme snjë postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se shqiptarët nuk kanë shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane, përkundër frymëzimeve koreano-veriore të Gruas së Bilalit.

Të lidhura

None found

Ndër të tjera Blushi thekson se nuk është kreu i shtetit ai që duhet të japë shpjegime por Gruaja e Bilalit duhet të japë publikisht disa sqarime, meqë pretendon se nuk bën asnjë dhunim të Kushtetutës.

Postimi i Plotë

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç Flamurit Kombëtar, flamurit më të bukur në botë.

Presidenti Meta në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit ka ngritur Flamurin e SHBA, të sjellë nga grupi i shqiptaro-amerikanëve, në nderim të gjithë atyre të cilët udhëtuan për ditë të tëra për t’iu bashkuar PRANVERËS KUQEZI. Presidenti Meta vlerësoi me këtë akt, jo vetëm shqiptaro-amerikanët të cilët i konsiderojnë të shenjta të dy Flamujt, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, të cilët me shumë të drejtë e mbajnë Flamurin Amerikan në shtëpitë e tyre, si simbol të lirisë dhe drejtësisë.

Shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane🇺🇸, përkundër frymëzimeve koreano-veriore të Gruas së Bilalit.

Përkundrazi, është Gruaja e Bilalit që duhet të japë publikisht disa sqarime, meqë pretendon se nuk bën asnjë dhunim të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, dhe asnjë grabitje të fondeve publike me PPP, pa lejen e “amerikanëve”:

Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit dhe a e mbylli çështjen penale të fotos së paligjshme me një President të nderuar amerikan? Nëse po me çfarë marrëveshje bashkëpunimi dhe me kë?

Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit që u përfshi në mënyrën më të pacipë në zgjedhjet e fundit amerikane duke e cilësuar Presidentin Trump, atëhere kandidat, si turpin e njerëzimit dhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane🇦🇱🇺🇸, duke e fyer publikisht, jo vetëm një herë, në shqip dhe në anglisht?

Pse Gruaja e Bilalit nuk na e tregon autorizimin që pretendon se ka marrë për t’u hequr publikisht vizat amerikane drejtuesve të opozitës dhe kritikëve të tij në media?

Pse Gruaja e Bilalit nuk tregon publikisht aktet e “amerikanëve të tij” që i kanë dhënë përkrahje për krimet kushtetuese dhe falsifikimet kriminale të Dvoranëve, Etildave dhe Artave që e lanë vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese?

Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA🇺🇸, idealet e të cilit frymëzuan shqiptarët për përmbysjen e diktaturës koreano-veriore të paraardhësve të tij 30 vite më parë, kur me firmën e të atit u varën poetët e fjalës së lirë?

Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA🇺🇸, atë flamur që të burgosurit politikë të Spaçit dhe Qafë-Barit e nxorrën si të vetmen “armë” që kishin, së bashku me Flamurin Kombëtar🇦🇱, në revoltat e tyre kur ekzekutoheshin nga regjimi i prindërve dhe dajave të tu?

Presidenti Meta ka folur, flet dhe do të flasë gjithmonë vetëm në emër të Kushtetutës të miratuar me unanimitet me 140 vota për të bërë Reformën në Drejtësi. Puçistët flasin në emër të Pushtetutës, Ramaformës dhe grushtit të shtetit.

ZOTI E BEKOFTË MIQËSINË SHQIPTARO-AMERIKANE! 🇦🇱❤🇺🇸

Për të gjithë ata shqiptarë dhe amerikanë që i kanë harruar këto pamje skandaloze, ju lutem të shohin më poshtë videot e turpshme dhe të pacipa të Gruas së Bilalit.

të fundit

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

3 hours ago

Xavi Espart, talenti i Barcelonës: Kurrë nuk do të luaja për Real Madridin

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…

3 hours ago

Detaje të reja shqetësuese: Musiala kaloi vetëm dy episode neurologjike gjatë 12 javëve të rikuperimit

Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…

3 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 23 Nentor 2026

Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…

3 hours ago

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

3 hours ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

3 hours ago