Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së tij për mediat vetëm pak minuta më parë i është përgjigjur një pyetje për sulmet e Ramës ndaj Haradinajt.
Ndër të tjera ai ka bërë një paralajmërim të fortë kryeministrit Rama, ndërsa i tha që të mos provokojë më ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi do ta marrë përgjigjen nga Shqipëria.
None found
“Misioni i gruas së Bilalit është përçarës dhe jo vetëm brenda vendit. Një nga objektivat e tij është të krijojë përçarje mes shqiptarëve dhe rajonit. Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë vijën e kuqe, edhe në raport me çështjen ndërkombëtare, po e provokon shumë Haradinajn. Kush e përkrahu e para taksën 100% të Haradinaj? Gruaja e Bilalit. Pastaj kur i thanë që ke një fotografi të bërë këtu në kundërshtim me ligjin dhe ca gjëra të tjera se gruaja e Bilalit nuk mbanë mend se çfarë bën në jetë e saj, pastaj ndryshoi mend. Po i them të mos e provokojë më Ramush Haradinajn.
Si politikan mund të ketë 500 probleme, por Ramush Haradinaj, për të gjithë shqiptarët, në Kosovë, Shqipëri e gjithë botën, është një hero i gjallë. Ndërsa gruaja e Bilali, për të gjithë shqiptarët është turpi i turpit dhe të mos merret më me familjen e Ramush Haradinajt, se familja e Ramush Haradinajt në oborrin e saj ka të hapur 40 varre, 40 kushërinj që kanë dhënë jetën për Kosovë dhe të mos e provokojë më atë se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Ne nuk mund të pranojmë lojëra të tilla përçarëse, provokuese”, tha Meta. /albeu.com/
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…