Categories: sport

Detaje të reja shqetësuese: Musiala kaloi vetëm dy episode neurologjike gjatë 12 javëve të rikuperimit

Gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga dëmtimi muskulor, Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike, edhe pse shqetësimet për shëndetin e tij janë rritur dhe ai është kritikuar publikisht nga drejtuesit e Bayern Munichut.

Sipas mediumit gjerman TZ, këto të dhëna të reja kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si klubi bavarez po e trajton situatën e 23-vjeçarit, veçanërisht pas deklaratave kontroverse të ish-drejtuesit Karl-Heinz Rummenigge për gjendjen e tij shëndetësore dhe kontratën e lartë.

Të lidhura

None found

Rummenigge kishte vënë në dyshim arsyeshmërinë e kontratës së Musialës, duke u bazuar te problemet e tij neurologjike.

“Më vjen keq, por me gjithë respektin, kjo kontratë nuk mund të justifikohet më”, kishte thënë ai, duke shtuar gjithashtu dyshime nëse ndonjë klub tjetër do të ishte i gatshëm ta transferonte reprezentuesin gjerman në rrethanat aktuale.

Këto komente u bënë pikërisht në ditën kur Musiala u rikthye në fushë, duke luajtur 20 minuta pas dëmtimit muskulor. Rummenigge kishte shprehur po ashtu shqetësimin se çfarë do të ndodhte nëse mesfushori nuk do të arrinte të rifitonte nivelin e tij më të mirë.

Sipas raportimit, episodi i fundit neurologjik i Musialës ndodhi të hënën e kaluar, në të njëjtën ditë kur u zhvillua mbledhja e bordit mbikëqyrës të Bayernit.

Ndërkohë, mjekimi që fillimisht ishte konsideruar i përshtatshëm pas dy rrëzimeve të tij në fushë gjatë këtij sezoni, tani po rregullohet sërish, pasi mjekët po përpiqen të gjejnë dozën e duhur.

Përfaqësuesit e futbollistit raportohet se janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Bayernit për këtë çështje, ndërsa bisedimet po zhvillohen në mënyrë diskrete dhe profesionale.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv Max Eberl e mbrojti publikisht Musialën, duke deklaruar: “Jamal është një qenie njerëzore”.

Presidenti Herbert Hainer gjithashtu këmbënguli se klubi do t’i ofrojë futbollistit të gjithë mbështetjen dhe kohën e nevojshme për rikuperim, ndërsa drejtori ekzekutiv Jan-Christian Dreesen u shpreh se kontrata e tij nuk ka nevojë të diskutohet më tej para fundit të vitit.

Në mbrojtje të Musialës doli edhe sindikata botërore e futbollistëve, FIFPRO, e cila kritikoi deklaratat publike të drejtuesve të Bayernit, duke theksuar se klubi ka detyrim të kujdeset për futbollistin.

Sindikata i cilësoi këto komente si një strategji për të ushtruar presion ndaj Musialës dhe përfaqësuesve të tij në prag të negociatave të mundshme për kontratën.

të fundit

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

11 minutes ago

Xavi Espart, talenti i Barcelonës: Kurrë nuk do të luaja për Real Madridin

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…

13 minutes ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 23 Nentor 2026

Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…

15 minutes ago

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

31 minutes ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

36 minutes ago

Javën e 8-të e mbyllin 30 gola, Luftëtari dhe Bylis B nuk ndalen, Apolonia e përmbush detyrën (REZULTATET)

Kategoria e DytëDitën e sotme, janë zhvilluar 7 ndeshje në Kategorinë e Dytë, mes Grupit A dhe B në javën…

38 minutes ago