Meta i kthen Ramës një tjetër ligj në Kuvend

Ditën e sotme presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin “për shërbimet e pagesave”.

Gjithashtu bashkangjitur dekretit për kthimin në Kuvend, Presidenti Meta ka argumentuar se ky ligj paraqet disa mangësi, si:

mospërcaktimi i kritereve të qarta të licencimit të institucioneve të pagesave;

mospërcaktimi i shkeljeve konkrete që çojnë në vendimmarrjen për heqjen e licencës të institucioneve të pagesave dhe mospërcaktimi i funksioneve të qarta dhe shteruese mbikëqyrëse të autoritetit licencues dhe mekanizmave mbi mënyrën e ushtrimit të kësaj mbikëqyrjeje. /albeu.com/


Shtuar 2.06.2020 15:21