Mësues, pedagogë e farmacistë, shpërthëjnë rastet e reja me COVID-19

9 raste të reja me COVID-19 kanë rezultuar ditën e sotme në qytetin e ELbasanit.

Burime bëjnë me dije se mes të infektuarve është një mësues në shkollën “Qemal Haxhiasani” dhe një farmacist.

Aktulisht shkon në 8 numri i mesuesve te infektuar në ZVA Elbasan që përfshinë 3 bashki. Ndërsa dje është konfirmuar një tjetër mësues në Gramsh ku numri në total ka shkuar 4.

Raste të reja janë zbuluar dhe në Universitetin e Vlorës ku janë të konfirmuar me Covid 2 pedagog të departamentit të shëndetit publik si dhe disa punonjës të administratës po në këtë departament.

Pjesës tjetër të stafit u është bërë tamponi ditën e sotme dhe pritet përgjigjja.


Shtuar 17.09.2020 14:07