Mësim në gusht, provimet në tetor: Besa Shahini tregon çfarë do bëhet me studentët e universiteteve

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë me dije vendimin e marrë për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi në universitete.

Ministrja tha se gjatë kësaj periudhë ku studentët kanë ndjekur mësimin online nuk ka shkuar çdo gjë mirë. Për këtë arsye ministrja tha se është parë e nevojshme kthimi në auditore për studentët.

“Vërej një nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve. Si mund të realizohet kjo? Zv ministri ka mbajtur komunikim me rektorët për të ndjekur ecurinë. Rektorët kanë sjellë edhe propozimet e tyre për mbylljen e vitit akademik. Bazuar mbi këto propozime, nxori sot një urdhër që kërkon nga universitet publike marrjen e disa masave për mbyllje e vitit

Prioritet do ketë puna me studentët që diplomohen. Duhet të mundësohet kthimi në auditor për përsëritjet për një periudhë 3-4 javore në qershor.

Për ciklin e dytë, provimet zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Të gjitha ciklet që kthehen në auditor në 23 gusht deri në fund të shtatorit.

Vazhdon më mësimi online dhe mbyllen të gjitha pjesët e lëndëve që mund të kryhen. Këto provime zhvillohen në tetor 2020. Grupimi i tillë është bërë që të sigurohet distancimi social”, tha Shahini.


Shtuar 30.04.2020 08:16