Merkel: Ky është mandati im i fundit në krye të Gjermanisë

Kancelarja Gjermane Angela Merkel gjatë një interviste për televizionin “ZDF” ka folur në lidhje me të ardhmen e saj politike duke iu dhënë fund zërave që aludonin për një mandat të pestë në krye të Kancelarisë Gjermane.

Ajo ka thënë se është e vendosur sa i përket vendimit që të mos kërkojë një mandat të pestë si kancelare e fuqisë më të madhe ekonomike në Evropë.

Kujtojmë se edhe në tetor të 2018-s, Merkeli ka njoftuar largimin nga posti i lideres së CDU-së dhe se nuk do të kërkonte një mandat të pestë si kancelarë më 2021.


Shtuar 4.06.2020 19:47