Një vrasje makabre ka ndodhur në Rusi. Një dhëndër i dënuar më parë për vrasje, ka vrarë barbarisht nusen në ditën e tyre të dasmës.
Shkak për këtë krim të rëndë ishte xhelozia e sëmurë e burrit në fjalë.
Të lidhura
None found
Mediat vendase shkruajnë se nusja, Oskana Poludentseva, 36 vjeçe, ishte në dijeni të veprimeve të burrit më të cilin do të martohej, por shpresonte se dashuria e saj do ta ndryshonte.
Për këtë krim të rëndë është vënë në pranga Stepan Dolgikh, 33 vjeç.
Nusja u njoh me Dolgikh ndërsa ai ishte në burg dhe besoi se ajo do ta ndihmonte për ta reformuar, ose që të rehabilitohej, – tha policia.
Dëshmitarët thanë se rrahja filloi kur dhëndri u bë “xheloz” për një mysafir tjetër në festën e tyre të dasmës.
Ai më pas filloi të pinte alkool në një ceremoninë private, në fshtatin e largët rus.
Krye hetuesi Kirill Petrushin i tha agjencisë së lajmeve NGS: “Ai filloi ta grushtonte dhe ta shkelmonte atë jashtë shtëpisë.”
“Më pas ai vazhdoi ta sulmonte atë edhe brenda shtëpisë. Ai e kapi për flokësh, e goditi, e nxori në rrugë, ku gjithashtu vazhdoi t’i godiste trupin dhe kokën e saj. Kur ajo u shfaq e pajetë ai e hodhi atë në një përrua pranë fshtatit”. /albeu.com/
