“Me lëkurët e shqiptarëve do qepim rroba”, nga vrasja te thirrja për luftë e Agimit të Artë

Ditën e sotme Gjykata e Apelit në Athinë e shpalli Agimin e Artë organizatë kriminale shkruan albeu.com.

Por pse Agimi i Artë nuk është një organizatë e panjohur për Shqipërinë?

Partia greke ka nxitur gjithnjë sulme ndaj shqiptarëve, ofendime, racizëm madje edhe thirrje për luftë.

Ata nuk e kanë fshehur kurrë gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, përkundrazi e kanë thënë me zë të lartë dhe me krenari.

Organizata ka bllokuar shpeshherë shqiptarët në Kapshticë me thirrjet: Do ju djegim.

Madje shpesh në rrjet kanë qarkulluar video ku anëtarët e Agimit brohorasin: Me lëkurët e shqiptarëve do qepim rroba.

Por përveç deklaratave të forta, thirrjeve raciste dhe kërcënuese, gjërat u rënduan edhe më shumë me ngjarjen e ndodhur në fund të muajit nëntor të 2019, ku mbeti i vdekur Petrit Zifle 63-vjeç në Korfuz, pasi u ekzekutua nga një grek që u arrestua më 30 nëntor.

Sipas mediave greke, autori i kësaj vrasje ishte anëtar i ‘Agimit të Artë’. Konflikti mes shqiptarit dhe grekut nisi në një lokal në Korfuz për vrasjen e Kostandinis Kacifas në Gjirokastër në tetor të 2019 ku pas debatit me sharje dhe fyerje raciste, anëtari i ‘Agimit të Artë’ e qëlloi shqiptarin me armë gjahu duke e lënë të vdekur. /albeu.com/


Shtuar 7.10.2020 10:19