Me klandestinë marokenë në makinë, kapet 44-vjeçari në Elbasan

Një 44 vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit.

Ai u vu në pranga pasi në makinë kishte 4 marokenë klandestinë.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se 44 vjeç me inicialet G.M, është arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Korçë-Librazhd, me automjetin tip “Benz” po transportonte 4 shtetas maroken nga Korça në drejtim të Tiranës.

Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas transportonte shtetas nga vendet e treta.


Shtuar 8.02.2020 09:53