“Më jep lekë ose të publikoj videot”, 40 vjeçari arrestohet në Tiranë

Një 40-vjeçar nga Tirana me iniciale M.D. është arrestuar nga policia pasi ka shantazhuar një person duke i marrë rreth 50 mijë lekë të reja për të mos publikuar disa foto dhe video në rrjete sociale.

Sipas policisë, 40-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

“Ndërkohë, nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 25.06.2020 07:49