“Me gotë rakie para dhe ankohen se po vdesin për bukë”, Pjerin Ndreu ironizon shqiptarët

Duket se ankesat e shqiptarëve për bukë, nuk janë bindëse për kryetari i Bashkisë së Lezhës.

Pjerin Ndreu ka ironizuar sjelljet e shqiptarëve që sipas tij ankohen se nuk kanë punë e po vdesin për bukë, dhe nuk duan të punojnë.

Ai shkruan se ata qahen për të ngrënë ndërsa janë me gotë rakie përpara dhe me barkun te goja nga mbipesha.

“Nese doni njerez qe bertasin se skane pune dhe per pasoje po vdesin per buke, i ke me shumice. Ama nese kerkon punetor per pune nuk gjen.

Vij thote por me marre rrogen, jo me dale ne pune, ose ne nje pune qe dal kur te dua e ik kur te dua. Se mos gabon e i gjen pune ne privat se e merr per fyerje te rende ! Dhe pastaj te gjithe qahen se po vdesin per te ngrene me gote rakije perpara dhe me barkun te goja nga mbipesha!”, shkruan Ndreu.


Shtuar 5.07.2020 13:02