“Më bëj bllok mua!”, kush është politikani që futi në sherr Kreshnik Spahiun me mikun e tij?

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, ka postuar në Facebook pjesë nga biseda e tij private me një mik të tij në Tiranë.

Sipas Spahiut, një miku i tij është zënë me një me një politikan i cili i kishtë kërkuar llogari se përse i bënte “like” edhe atij edhe politikanit në fjalë.

“Aman o vlla, më bëj bllok mua në Facebook, dhe pall*je atë me sa më shumë LIKE deri në 25 Prill.”- shkruan ndër të tjera Kreshnik Spahiu.

Postimi i plotë: Dje një miku, im kishte marr sharje dhe ulurima nga një politikan i lartë:

“Pse i bën LIKE edhe Kreshnikut, edhe mua. Me kë dreqin je? Me ne apo me Kreshnikun”

I shqetësuar i thash:

“Aman o vlla, më bëj bllok mua në Facebook, dhe palloje atë me sa më shumë LIKE deri në 25 Prill.

Mundësisht merri dhe 100 euro para votimeve, por votën mos i’a jep”. S’kam nevojë as për LIKE, as për vota, por për miq. /albeu.com/


Shtuar 30.09.2020 15:24